Dy fjalë për TESS

Bëhu profesionist i vërtetë në TESS

Tirana Esthetics & Style School frymëzohet nga pasioni për të bukurën, estetikën dhe mjeshtërinë.

Jemi i vetmi Kolegj Profesional i Lartë në Shqipëri në fushën e bukurisë, i cili krijon profesionistë me njohuri të plota dhe diplomë të akredituar në programet: Estetikë, Make Up Artist, Hair Artist dhe Menaxhim i SPAve dhe Biznesit të Bukurisë.

Profesionistët që studiojnë në TESS, jo vetëm që hapin dyert për mundësi të shkëlqyera punësimi dhe karriere, por dallojnë si më të mirët në fushat e tyre. Kjo sepse programet tona janë ndërtuar sipas kurrikulave ndërkombëtare që garantojnë përgatitje të plotë si teorike ashtu dhe praktike gjatë periudhës së studimeve.

Ne besojmë që për tu bërë profesionist i vërtetë në fushën e bukurisë, nevojitet përkushtim për të marrë njohuritë dhe aftësitë bazë, përpara daljes në tregun e punës.

Maltina Braho
Themeluese
Bashkëpunëtorët
Partnerë ndërkombëtarë
Partnerë kombëtarë
Përditësime
  • READ MORE
    Miratohet periudha e aplikimeve për formularët A1/A1Z më datë 14 Tetor 2025
    October 13, 2025
  • READ MORE
    Mbledhje Institucionale e vitit akademik 2025-2026
    October 13, 2025
    E nisëm vitin akademik 2025-2026 me të parën mbledhje institucionale mes stafit administrativ dhe atij pedagogjik, për të diskutuar mbi përpjekjet tona të përbashkëta në arritjen e objektivave afatgjatë të TESS!
  • READ MORE
    Shpallen listat e fituesve të Raundit II pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS për vitin akademik 2025-2026
    September 25, 2025
    Listat e fituesve që kanë zgjedhur një nga programet e studimit pranë Kolegjit Profesional të Lartë TESS, në portalin e maturës shtetërore Raundi i Dytë. Fituesit e programit Estetikë Fituesit e programit Hair Artist Fituesit e programit Make Up Artist     Njoftojmë se të gjithë fituesit duhet të paraqiten në ambientet e Kolegjit Profesional të Lartë TESS, pranë Sekretarisë Mësimore për të kryer regjistrimin dhe dorëzimin e dokumentacionit si vijon: Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës; Diplomë të Maturës Shtetërore dhe Çertifikatën e notave (Dokumenta të noterizuara) Mandat – pagesa e tarifës së shkollës (klikoni këtu për të shkarkuar mandatin) Fotografi format dokumenti (2 kopje)   Data: 29 Shtator - 8 Tetor 2025 Orari: Nga e hëna – në të shtunë ora 08:00 – 16:00 Për informacione shtesë na kontaktoni në: +35569 40 00 014 / +35569 40  00 113 / [email protected].  
Galeria
Një tur virtual në ambientet e TESS